Hoxhaj: Propaganda e Brnabiçit për t’i frikësuar serbët në Kosovë, tregim i vjetër

19 qershor 21:52

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç , që u publikuan sot, në lidhje me Kosovën dhe serbët që jetojnë këtu.

Hoxhaj ka thënë se propaganda që po e shpërndan Brnabic për t’i frikësuar serbët e Kosovës, është narrativ i vjetër.

“Shpërndarja e propagandës nga kryeministrja e Serbisë, Brnabic është narrativ i vjetër. Të drejtat e minoriteteve në Kosovë janë në përputhshmëri me standardet më të larta të të drejtave të njeriut. Kosova është dhe do të mbetet demokraci multi-etnike”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e vet në “Twitter”.

Brnabic deklaroi sot se janë shtuar sulmet ndaj serbëve në Kosovë, në tentativë për t’i frikësuar serbët e Kosovës dhe për të mos e lejuar integrimin e tyre në shoqëri dhe institucione.

“Vetëm gjatë majit janë bërë 14 atentate, që do të thotë se synim i Prishtinës mund të jetë që t’i dëbojë të gjithë serbët, por që ne nuk do ta lejojmë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet të mbajë një…