Hoxhaj: Sakrifica e Samiut dhe Afrimit është themel i pavarësisë sonë

20 janar 2019 | 16:10

Në Qendrën e Kulturës në qytetin e Mitrovicës është mbajtur akademi përkujtimore për dy dëshmorët e rënë gjatë luftës së fundit në Kosovë, Sami Gashin dhe Afrim Hajrizin.

Në këtë akademi kanë marrë pjesë përfaqësues institucional, ndër ta edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se sakrifica e Samiut dhe Afrimit është themel i pavarësisë së Kosovës.

Hoxhaj në emër të kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar të pranishmit në këtë akademi.

“20 janari është një ngjarje e veçantë për Mitrovicën edhe për Kosovën edhe për kombin shqiptar kudo që bukës i thonë bukë, e ujit i thonë ujë. Është një ditë që ka të bëjë me themelin e lirisë sonë, ne sot jemi mbledhë pas 20 vitesh që ta shënojmë këtë ngjarje të rëndësishme për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

Ai  ka thënë se duke kujtuar Samiun dhe Afrimin, kujtojmë rrugën e lirisë.

“Vepra e tyre është synimi më i mirë për ta kuptuar rrugën e gjatë që ne kemi bërë si popull për lirinë tonë. Sakrifica e Samiut dhe Afrimit është themel i pavarësisë sonë. Kemi bërë përpjekje që ta përmirësojmë gjendjen ekonomike dhe ta forcojmë Kosovën”, është shprehur Hoxhaj.

Më tutje, Hoxhaj ka thënë se luftërat si ajo e Kosovës si dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të rralla.

“Shumë popuj të tjerë në Evropë dhe në Ballkan kanë bërë sakrificë për lirinë e tille, por të rralla janë luftërat si lufta e UÇK-së. Kur e kemi parasysh këtë kontribut të dëshmorëve të kombit dhe sakrificës që keni bërë gjatë shekullit 20, këtë kulturë të shpresës që e kanë pas qytetarët e Kosovës Afrimi dhe Samiu janë shembulli më i mirë i kësaj kulture të mos dorëzimit”, ka deklaruar Hoxhaj, raporton “EO”.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se Kosova nuk po bëhet ashtu siç kanë dashur dëshmorët. “Ne nuk po e udhëheqim vendin si ata kanë dashtë”, ka thënë Bahtiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Gjilanit është përforcuar me dy futbollistët e Llapit,…