Hoxhaj s’e përmbyll vitin pa i vizituar Thaçin e Veselin në Hagë

22 dhjetor 2022 | 18:29

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Hoxhaj ka shkruar në “Facebook” se nuk mund ta përmbyllte vitin 2022 pa i vizituar miqtë e tij, Thaçin dhe Veselin, të cilët po mbahen pas nëntë dyerve të mbyllura padrejtësisht në Hagë.

“Ata mbyllën portën e errët të robërisë dhe së bashku me UÇK-në hapën derën e madhe të lirisë! Ata do të triumfojnë përsëri mbi këtë padrejtësi të re, sikurse kanë triumfuar mbi padrejtësitë e vjetra të historisë!”, ka shkruar Hoxhaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë bërë 76 ditë që Kosova nuk ka ministër…