Hoxhaj: Serbia është shtet luftënxitës, parada ushtarake kërcënim jo vetëm për Kosovën

10 maj 2019 | 17:56

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është duke luajtur lojë të rrezikshme.

Ky reagim i Hoxhajt ka ardhur për shkak se Vuçiqi të premten kishte organizuar një paradë ushtarake në Nish.

“Ai mblodhi të dënuarit për krime lufte në Nish, afër kufirit tonë, në paradën ushtarake me armë të Rusisë. Ky nuk është kërcënim vetëm për Kosovën por edhe për fqinjët. Këto janë të dhëna të qarta se Serbia nuk është shtet paqedashës, por një shtet luftënxitës”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se 25 policë…