Hoxhaj: Serbia po abuzon me organizatat ndërkombëtare

12 prill 2018 | 16:01

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas njoftimit të Beogradit zyrtar se të gjitha fletëarrestet e gjykatave serbe janë kthyer në sistemin e Interpolit pos atyre të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, Hoxhaj ka shkruar se Serbia po vazhdon të abuzojë me organizatat ndërkombëtare për të dëmtuar udhëheqësin e Kosovës.

“Serbia vazhdon të abuzojë me organizatat ndërkombëtare për të dëmtuar udhëheqësin e Kosovës përmes urdhrave të Interpolit, me deklarata që tashmë janë dëshmuar të jenë të pavërteta. Kjo sjellje nuk është në përputhje me perspektivën e fqinjësisë së mirë apo evropiane dhe as nuk do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë…