Hoxhaj: Situata në veri, në pikën më të ulët të politikës në Kosovë në 20 vjetët e fundit

30 nëntor 2022 | 13:03

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit, ka thënë se situata në veri është në pikën më të ulët të politikës në 20 vitet e fundit, për shkak të dorëheqjes masive të administratës serbe.

“Situata në veri të vendit është në pikën më të ulët të politikës në Kosovë në këto 20 vitet e fundit dhe të sigurisë, dhe është fillimi më i vështirë që ka pasur ndonjëherë Kosova, pas shpalljes së pavarësisë. Nuk është vakuum, por është humnerë politike, ku komunat janë pa kryetarë, stacionet pa policë, gjykatat pa prokurorë dh pa gjyqtarë, dhe kjo është situatë reale”, ka deklaruar Hoxhaj.

Hoxhaj ka theksuar se koha e dorëheqjeve të serbëve, ishte ora më e keqe në historinë moderne të Kosovës.

“Data e 4 dhe 5 nëntorit është ora më e keqe e historisë moderne të shtetit të Kosovës, ku çka kemi ndërtuar nga viti 2008, është shembur më 4 dhe 5 nëntor”, ka deklaruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në interpelancën…