Hoxhaj: Sivjet s’ka njohje nga pesëshja e BE-së

03 korrik 2018 | 11:23

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, është zyrtari i parë shtetëror që e ka pranuar se Kosova sipas të gjitha gjasave nuk do të njihet as sivjet nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat deri tash nuk e kanë bërë këtë.

Sipas Hoxhajt, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia dhe Rumania varet nga epilogu që do të marrë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, njofton “Klan Kosova”.

Këtë deklaratë Hoxhaj e ka dhënë në tryezën “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohjes”, e organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS).

Ndërsa deputeti Ilir Deda, ka kritikuar ashpër qeveritarët, duke thënë se Prishtina zyrtare ka dështuar tash e dhjetë vjet që të hapë zyrë ndërlidhëse në Athinë.

Kjo sipas tij ka ndodhur për shkak se politikanët në Kosovë janë primitiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në organizimin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Universiteteve Marmara…