Në Ohër u mbajt konferencë shkencore ndërkombëtare, organizuar nga UPZ-ja dhe partnerët ndërkombëtar

03 korrik 2018 | 11:15

Në organizimin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Universiteteve Marmara dhe Balikesir nga Turqia, Fakulteti i Turizmit në Ohër dhe me Young Scholar Union nga Turqia, më 27 dhe 29 qershor në Ohër të Maqedonisë është mbajtur Konferenca III shkencore ndërkombëtare me titull “The West of dhe East, the East of dhe West”.

Kryesues i konferencës ishte rektori i UPZ-së, Ramë Vataj, gjithashtu organizatorët prej UPZ-së, prof. Serdan Kervan, nga Universitetit i Marmarase ishte Mehmet Aça, nga Universiteti i Balikesirit, Erdogan Tezci, dhe përfaqësues nga Young schoolar union, Tugrul Aktas.

Rektori Vataj dhe përfaqësuesit e universiteteve dhe institucioneve tjera partnere e vlerësuan lartë organizimin e kësaj konference, përderisa me punimet e tyre studiuesit kanë dhënë kontribut konkret në fushat përkatëse.
Në Konferencë kanë marrë pjesë 75 pjesëmarrës me 90 punime, nga Turqia, Kosova, Shqipëria, Italia dhe Maqedonia.
Fushat e studimeve të prezantuara ishin: edukimi, historia, komunikim medial, kinema, televizion, juridik, letërsi, marrëdhënie.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri,…