Mitrovica cakton hapësirë të posaçme për shitësit e pjeprave

03 korrik 2018 | 11:09

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, në të cilën ishin të pranishëm drejtorët e drejtorive të administratës komunale.

Anëtarët e Bordit i dhanë përkrahje të plotë Drejtorisë së Inspekcionit për të vënë rend e rregull në rrugën “Vëllezërit Dragaj, përkatësisht për të larguar nga kjo rrugë shitësit e mallrave të ndryshme, të cilët po e pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Duke pas parasysh interesin e bujqve, anëtarët e Bordit u pajtuan që për shitësit e pjeprave, prodhim ky që nuk është shumë i qëndrueshëm dhe mund të prishet shpejtë dhe sezona e të cilëve zgjatë përafërsisht një muaj, të caktohet një lokacion i posaçëm në hapësirën afër xhamisë kryesore në qendër të qytetit.

Pjesa dërrmuese e pikave tjera të rendit të ditës ishin nga fushëveprimi i Drejtorisë së financave, e cila kërkoi nga drejtoritë tjera që t’i sjellin sa më shpejt planifikimet buxhetore dhe propozimet për ndryshimet në rregulloret e caktuara.

Ndërkaq kryetari Bahtiri ka kërkuar që të përgatitet një pasqyrë e realizimit të të ardhurave nga tatimet komunale, në mënyrë që të shihet se ku mund të veprohet dhe qytetarët bizneset të lirohen nga tatimet.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Infrastrukturës dhe Shërbimeve Publike në Mitrovicë ka shtuar…