Hoxhaj: Sjellja e Osmanit e paprecedent, Rama është kryeministër i Shqipërisë

13 qershor 2022 | 21:56

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka cilësuar si të paprecedent veprimin e presidentes, Vjosa Osmani e cila në fotografitë e pjesëmarrjes në Samitin e SEECP-së e kishte prerë foton ku shihej kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

I ftuar në “Respublika” në Tëvë 1, Hoxhaj tha se ky veprim i presidentes e tejkalon normalitetin e funksionimit politik dhe se shpreson që Osmani do të nxjerrrë mësim nga një situatë e tillë.

“Mendoj që sjellja e Osmanit është e paprecedentë, unë nuk njoh lider i cili në këto 20 vitet e fundit ka prerë foto të dikujt së paku të kryeminsitrit të Shqipërisë që e kanë zgjedhur qytetarët në mandatin e tretë. Por ne kur jemi përfaqësu në takime të tilla rajonale, evropiane, botërore nuk e kemi larguar përmes prerjes asnjë përfaqësues të Serbisë, Rusisë apo Iranit, lëre më një shqiptar. E tejkalon normalitetin e funksionimit politik dhe shpresoj që Osmani do të nxjerrrë mësim nga një situatë e tillë meqë është diçka e pakuptimtë”, tha Hoxhaj.

Kurse, i pyetur se si janë marrëdhëniet aktualisht mes dy vendeve, Hoxhaj deklaroi se nuk ka koordinim as në nivel presidentësh, as mes dy kryeministrave.

Sipas tij, nëse ka një koordinim mes Prishtinës, Shkupit, Tiranës dhe Podgoricës, atëherë do të ketë efekte pozitive edhe në nismën rajonale “Ballkani i Hapur” sepse “do t’i bëhej një bllok Serbisë”.

“Nuk ka koordinim, nuk ka as në nivel presidentësh, as në nivel të kryeministrave e as në nivel ministrave…Koha është jetike që Tirana, Shkupi dhe Prishtina apo Podgorica të koordinohen dhe mund ta jep një dimension tjetër edhe Ballkanit të Hapur. Nëse kolegët që janë në institucione do të ishin më kreativë ta mbajnë më afër Edi Ramën, Talat Xhaferin, Bujar Osmanin, Ali Ahmetin, Dritan Abazoviqin dhe të tjerë mundësia është më e madhe që të bëjnë bllok në raport me Serbinë sesa t’i thuash jo pjesëmarrjes dhe të vetizolohesh edhe të rrish në Prishtinë dhe t ju shpjegosh qytetarëve që interesi i Kosovës mbrohet më mirë nëse e gjuan një postim në Facebook”u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër do të bëhet tërheqja e shortit për raundin e…