Hoxhaj: Sjellja e PSD-së, shembull që duhet të ndiqet nga LDK-ja e LV-ja

26 dhjetor 2018 | 23:34

Hapi i PSD-së për t’u bërë pjesë e Ekipit Negociator po vlerësohet si sjellje shembull nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili njëherësh është edhe pjesë e këtij delegacioni.

Ai në Rubikon të KTV-së tha se dy partitë tjera opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja, që po refuzojnë të jenë pjesë e delegacionit do të duhej ta merrnin shembull atë që bëri PSD-ja.

“Natyrisht se tavolina do të ishte e plotë me LDK-në e LV-në, por është debat që e kemi konsumuar gjatë vitit 2018. Nëse i kemi parasysh numrat në Kuvend, dhe madhësinë e temës, mendoj se ka qenë debat i panevojshëm. Ne i ftojmë ata të jenë pjesë e kësaj, pasi do të ishim më të plotë. Ndoshta ata do të bashkohen në të ardhmen, po kjo u takon atyre të deklarohen. Mënyra se si është sjellë PSD-ja është shembull, e ashtu do të duhej të silleshin edhe LDK-ja edhe LV-ja. Ata që duan ta formësojnë të tashmen e të ardhmen duhet të jenë në tavolinë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka theksuar gjithashtu se askush nuk ka të drejtë ta ngritë flamurin partiak para se të ngritet ai shtetëror në OKB.

Sipas Hoxhajt më e rëndësishmja është se çka do të nxjerrin nga tavolina e jo kush ëshë i ulur aty, e shumë e rëndësishme sipas tij është edhe letra e presidentit Donald Trump.

“Ekipi i cili u votua në Kuvend, është një ekip që ka mandatin nga Kuvendi që të debatojë për 10-15 tema. Ajo çfarë ka bërë PSD-ja është hap i mirë. Nuk ka rëndësi se si ulemi në tavolinë, por se çka nxjerrim nga ajo. Koha është historike, dhe vulën kësaj ja dha edhe letra e presidentit Trump”, ka thënë Hoxhaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër në Kosovë do të…