Hoxhaj thotë se do të angazhohet si nënkryetar i Kuvendit që lulëkuqja të jetë simbol i gjenocidit

19 janar 2023 | 11:18

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Bardhyl Mahmuti është takuar edhe me nënkryetarin e Kuvendit Enver Hoxhaj.

Edhe në këtë takim temë diskutimi ishte kërkesa e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” drejtuar institucioneve të Kosovës që lulëkuqja të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Kryetari i Qendrës Bardhyl Mahmuti e njoftoi mbi ecurinë e fushatës për lulëkuqen dhe përkrahjen që kërkesë ka marrë nga shumë institucione e personalitete.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj e siguroi kryetarin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” se ai personalisht do të angazhohet në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës që kjo çështje të shtrohet në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ai edhe njëherë e konfirmoi përkrahjen e tij për kërkesën e Qendrës, si një domosdoshmëri e kohës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Zvicrës, Yann Sommer do të jetë futbollist i…