Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin: Të vendosur e besimplotë që drejtësia do të triumfojë

18 mars 2023 | 20:02

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i ka vizituar sot në Hagë ish-presidentin e Hashim Thaçin dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ai ka shkruar në “Facebook” se ata ishin të vendosur besimplotë që drejtësia do të triumfojë.

“Sot vizitova miqtë e mi, Hashimin dhe Kadriun! Të vendosur e besimplotë që drejtësia do të triumfojë! Historinë e lirisë nuk mund ta ndryshojë askush!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa liderët e Kosovës dhe Serbisë po zhvillojnë bisedime nën…