Hoxhaj, Vuçiqit: Po e rrezikon normalizimin e raporteve

14 dhjetor 2017 | 16:45

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se Kosova rrezikon të mbetet edhe pa disa njohje.

Në llogarinë e vet në “Twitter”, Hoxhaj ka shkruar se është e papranueshme që presidenti serb ta keqpërdor një konferencë për ndryshimet klimatike në Paris, që të luftoj kundër Kosovës. Sipas tij, kjo qasje po e rrezikon shumë procesin e dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. “Është e papranueshme të keqpërdoret Samiti për Ndryshime Klimatike në Paris për të sulmuar shtetësinë e Kosovës nga Vuçiq. Samite të tilla duhet të përdoren për të adresuar sfidat e Ballkanit në fushën e ambientit. Kampanja agresive e Serbisë dhe presioni ndaj vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e vënë në rrezik dialogun dhe normalizimin e raporteve. Serbia është e vetëdijshme që dialogu do të përmbyllet me marrëveshje ligjore të obligueshme dhe njohje të ndërsjellë”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina e ka regjistruar fitoren e radhës në IP…