Hoxhiq: Ndërtimi i urave të besimit mes policisë dhe qytetarëve jep rezultat për siguri për secilin komunitet

16 dhjetor 2019 | 14:51

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq ka marrë pjesë në mbledhjen e 19-të të Bordit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale të Sigurisë Publike.

Në prezantimin e saj, ministrja Hoxhiq ka thënë se duke marrë parasysh përvojën e saj disavjeçare në qeverisjen lokale dhe tani si ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka vlerësuar se funksionimi i mekanizmave të sigurisë, përfshirë Këshillin Komunal të Sigurisë në Komunitet dhe Komitetet Lokale të Sigurisë Publike, janë mekanizma gjithëpërfshirës që udhëheqësve lokal, strukturave të sigurisë dhe përfaqësuesve tjerë të rëndësishëm u mundësojnë për të shkëmbyer informacionin e nevojshëm për të parandaluar çfarëdo rreziku dhe për të kontribuuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në komuna.

“Ndërtimi i urave të besimit ndërmjet policisë dhe vetë qytetarëve është gjithashtu e nevojshme, përmes ndërtimit të partneriteteve dhe nismave të përbashkëta për të adresuar sfidat e sigurisë në secilin komunitet. Kur ekziston një angazhim i plotë dhe përkushtim i qartë për të koordinuar në mënyrë adekuate aktivitetet e përbashkëta të të gjithë mekanizmave institucional, veçanërisht kur ato aktivitete përfshijnë qytetarët në proceset e vendimmarrjes, rezultatet janë të dukshme!”, ka thënë ministrja Hoxhiq.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli në kuadër të 1/8 se finales do të luajë…