Hapet ekspozita me fotografi “Bukuria brenda të gjithë ne”

21 janar 2019 | 14:33

Është hapur të hënë ekspozita me fotografi nga shfaqja e modës “Bukuria brenda të gjithë neve”.

Me këtë rast, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, ka thënë se ë gjithë këta fëmije janë të bukur dhe meritojnë të trajtohen të barabartë. “Të gjithë këta persona që janë në fotografitë e ekspozitës janë të bukur. Secili ka bukurin e tij dhe meritojnë të trajtohen të barabartë. Ekspozita do të qëndroj 15 ditë e hapur dhe kushdo që dëshiron ti shoh, mund të vije”, u shpreh Apostolova.

Kurse, Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Kosovë, ka thënë se këto fotografi tregojnë më së miri që të gjithë duhet të jenë të barabartë. “Këto fotografi janë dëshmia me e mirë se si duhet që këta persona të jenë pjesë e shoqërisë tonë dhe të trajtohen barabartë”, u shpreh Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Australia është duke u përpallur me valën më të nxehtë…