Nesër në Panairin e Librit përurohet romani i Arif Molliqit

07 qershor 2023 | 22:10

Nesër, (më 8 qershor), me fillim nga ora 12:00, do të përurohet romani më i ri i shkrimtari Arif Molliqi, me titull “Arkivi i letrave të djegura”, botuar nga Sh. B “Armagedoni” nga Prishtina me përkrahjen materiale të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

Për këtë roman të Molliqit do të flasin Adem Gashi, Emin Z. Emini, Sadik Zeqiri dhe botuesi i tij, Berat Armagedoni.

Arif Molliqi lindi në vitin 1953 në fshatin Llukë e Epërme, komuna e Deçanit. Ka botuar një sërë veprash letrare, si “Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), “Loja e Sarkofagut”, (dramë), “Psherëtima e zareve”, (poezi), “Kafka e ujkut”, (roman), “Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), “Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman), “Simfoni për darkën e qenit” (roman), “Kryeqyteti i lakuriqëve” (roman), “Lluka e Epërme nëpër shekuj” (monografi) etj.

Përurimi do të organizohet në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë (Salla Teatri Kombëtar).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…