ATRC të enjten promovon doracakun për të drejtat e fëmijëve

15 nëntor 2021 | 14:26

Organizata Advocacy Training and Resource Center (ATRC), të enjten, më 18 nëntor, me fillim nga ora 10.00,  në sallën e prezantimeve të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës, të Teknologjisë dhe të Inovacionit në Prishtinë, bën promovimin e “Doracakut për mësimdhënës me aktivitete mbi të drejtat e fëmijëve”.

Në këtë promovim ATRC-ja do ta paraqesë “Doracakun për mësimdhënës me aktivitete mbi të drejtat e fëmijëve”, i cili do të shërbejë për ngritjen e vetëdijes së mësuesve për Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve të Republikës së Kosovës në mënyrë që mësuesit e të gjitha niveleve të arsimit të mund t’i ndërgjegjësojnë dhe t’i edukojnë fëmijët për t’i realizuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre të garantuara me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve të Republikës së Kosovës.

Pjesëmarrja juaj në këtë ngjarje do të kontribuojë për zhvillimin e nismave të mëtejshme për promovimin, parandalimin dhe adresimin e të drejtave të fëmijëve në shoqërinë tonë.

Më poshtë është agjenda e aktiviteteve të ATRC-së me datë 18 nëntor 2021.

Promovimi i “Doracakut për mësimdhënës me aktivitete mbi të drejtat e fëmijëve”

Datë: 18 nëntor 2021

Koha: 10:00-12:00

Vendi: Salla e prezantimeve në Ministrinë e Arsimit, të Shkencës, të Teknologjisë dhe të Inovacionit, Prishtinë

 

09:40-10:00   Pritja e pjesëmarrësve

10:00-10:10  Fjala hyrëse nga përfaqësuesja e projektit “PROtectChild”

 

10:10-10:20 Rëndësia dhe roli i materialeve në fushën e edukimit mbi të drejtat e fëmijëve

znj. Arbërie Nagavci, ministre e MAShTI-t

 

10:20-10:30  Rëndësia e zbatimit të doracakut dhe obligimeve institucionale lidhur me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve

z. Habit Habiti, drejtor në Zyrën për Qeverisje të Mirë

 

10:30-10:40  Roli i organizatave joqeveritare në fushën e të drejtave të fëmijëve

z. Ahmet Kryeziu, drejtor në “Save the Children”, Kosovë

 

10:40-10:55  Prezantimi i “Doracakut për mësimdhënës me aktivitete mbi të drejtat e fëmijëve”

znj. Gresa Statovci, autore e doracakut

10:55-11:15     Diskutim rreth doracakut

11:15-12:00  Përmbyllja e aktivitetit – koktej rasti

 

* Aktiviteti do të zhvillohet në përputhje me masat mbrojtëse ndaj Covid-19

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se numërimi…