Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit i dalin në mbrojtje Gjokoviqit

07 janar 2022 | 09:03

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka shprehur shqetësimin për qëndrimin e autoriteteve australiane ndaj tenistit, Novak Gjokoviq.

Reagimi i tyre është bërë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, përcjell Klankosova.tv.

Dioqeza përmes këtij shkrimi ka thënë se Gjokoviq ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm shëndetësor tek organet kompetente.

“Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit është e shqetësuar për informacionin e publikuar se tenistii Novak Gjokovic i është ndaluar të marrë pjesë në turneun e tenisit, përkundër faktit se ai ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm shëndetësor tek autoritetet, në përputhje me ligjet vendore”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BMW krijoi një sensacion në ekspozitën e elektronikës së CES…