Zbulohet e kaluara e burrit që iu transplantua zemra e derrit

16 janar 08:12

Burri që i’u bë për herë të parë transplantimi i zemrës së derrit goditi shtatë herë me thikë një burrë duke e lënë atë të paralizuar, zbuloi familja e viktimës së tij. Motra e Edward Shumaker tha për programin “Today show” të radios “Radio 4” se David Bennett është dënuar në vitin 1998 për shkak se theri me thikë vëllain e saj. Leslie Shumaker Downey tha se vëllai i saj vdiq në vitin 2007 pas gati dy dekadave komplikimesh shëndetësore që ishin të lidhura me sulmin.

Ajo tha se Bennett ishte një marrës i padrejtë i kirurgjisë pioniere. Ekipi që kreu operacioni tha se rekordet kriminale të dikujt nuk do të jenë kurrë arsye për të refuzuar trajtimin e tyre raporton “BBC”. Sulmi ndodhi në prill të vitit 1988 kur gruaja e Bennett ishte ulur në prehrin e Shumaker që ishte 22 vjeç në atë kohë, tha motra e tij.

Në një tërbim të dukshëm xhelozie, Bennett e goditi disa herë me thikë në shpinë Shumaker. Bennett u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vjet burg. Downey tha se askush nuk e kishte kontaktuar që Bennett po merrte zemrën e derrit dhe që kishte dëgjuar për lajmin nga vajza e saj. Bennett po rikuperohet pas procedurës eksperimentale 7 orëshe. Transplanti u konsiderua shpresa e fundit për shpëtimin e jetës së Bennett dhe nuk është akoma e qartë se kush janë shanset e tij afatgjate të mbijetesës.

Downey mendon që ai nuk e meriton zemrën. Shumaker ndejti në karrige me rrota pas sulmit dhe pësojë një sulm në tru në vitin 2005 dhe vdiq dy vite më vonë. Doktorët e Bennett thanë se krimet e mëparshme nuk e skualifikojnë pacientin nga kryerja e procedurave të tilla.  / abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aplikimet do të hapen nga data 1 shkurt, ora 9:00.…