Finlanda dhe Suedia në maj pritet të aplikojnë në NATO

26 prill 2022 | 08:04

Finlanda dhe Suedia po përgatiten të njoftojnë në maj se duan t’i bashkohen NATO-s.

BBC raporton se të dyja vendet janë ushtarakisht të paangazhuara, por pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nxitur mbështetjen në rritje për t’iu bashkuar aleancës mbrojtëse perëndimore.

Gazeta finlandeze “Iltalehti” thotë se beson se liderët e Finlandës dhe Suedisë planifikojnë të takohen më 16 maj dhe më pas të njoftojnë se do të aplikojnë për t’u bashkuar me NATO-n.

Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto nuk pranoi të komentojë.

Tabloidi suedez Aftonbladet, duke cituar burimet, tha gjithashtu se besonte se të dy vendet do të bënin njoftime atë javë, në të njëjtën kohë.

Rusia ka paralajmëruar për një ngritje bërthamore në Balltik nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar lidhur me deklaratat…