
Komuna e Klinës, 100 % transparente
Instituti GAP, i cili ka një përvojë të gjatë në vlerësimin punës së institucioneve dhe besueshmëri të lartë në vlerësimet profesionale, ka publikuar raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2022”. Komuna e Klinës është vlerësuar 100 % për nivelin e transparencës buxhetore.
Këtë lajm e ka mirëpritur kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj.
“Ky është një lajm i mirë për qytetarët e Klinës, i cili tregon se ne si të zgjedhur të tyre, si dhe zyrtarët e administratës, po angazhohemi që të kemi një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse ndaj tyre, ndërsa për ne është një motivim shtesë që të vazhdojmë të punojmë duke respektuar e dëgjuar zërin e qytetarëve, kërkesat e tyre dhe normat ligjore.
Që nga fillimi i qeverisjes kemi shënuar përmirësime në këtë aspekt. Me kërkesën time, këtë mandat angazhimi ka qenë edhe më i madh nga zyrtarët përkatës, të cilët i falënderoj për angazhimin e madh që kanë treguar”, ka shkruar Elezaj në “Facebook”.