Gaza para dhe pas shkatërrimit

12 tetor 2023 | 08:15

Ndërsa Izraeli vazhdon të godasë Rripin e Gazës me raketa, imazhet satelitore kanë zbuluar shkallën e dëmtimit.

Furnizimi me ushqim dhe ujë po pakësohet në Gaza pas një bllokade të vendosur nga Izraeli si hakmarrje ndaj sulmit të fundjavës së Hamasit.

Qindra ndërtesa janë kthyer në rrënoja dhe më shumë se 1000 palestinezë janë vrarë në sulmet hakmarrëse në territorin e drejtuar nga grupi ushtarak i Hamasit, raporton skynews.

Imazhet satelitore të një zone të dendur banimi në Gazën veriore të kapura dje tregojnë shumë ndërtesa të shkatërruara dhe të mbuluara me hi pas një serie sulmesh.

Imazhi më poshtë i marrë nga Maxar tregon një zonë ku ndodhen dhjetëra shtëpi, dyqane dhe një bibliotekë.

Pamjet e publikuara më herët sot nga forcat e armatosura izraelite tregojnë gjithashtu sulmet e Izraelit në Universitetin Islamik të Gazës, i cili pretendon se po përdorej si një kamp trajnimi i Hamasit për operativët e inteligjencës ushtarake dhe për të prodhuar armë.

Bazuar në analizën e imazheve të mëparshme satelitore të kampusit në Google Maps, forcat e armatosura izraelite goditën të paktën katër nga ndërtesat e universitetit.

Ndërsa imazhet satelitore zbulojnë shkallën fizike të shkatërrimit, pamjet nga mediat sociale në terren tregojnë realitetin e këtyre sulmeve për palestinezët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot me fillim nga…