Hull City synon transferimin e Kamberit

12 korrik 2020 | 12:58

Vazhdon të mos marrë ende një zgjidhje e ardhmja e sulmuesit të kombëtares shqiptare Florian Kamberi.

Pasi përfundoi periudhën e huazimit te Glasgow Rangers, Kamberi është rikthyer te Hibernian pasi skuadra e drejtuar nga Steven Gerard vendosi të mos e blejë kartonin e tij.

Gjithsesi te Hiberniani 25-vjeçari i rritur si futbollist në Zvicër nuk do të qëndrojë gjatë. Për të ka oferta nga Gjermania dhe Polonia, por Kamberi mund ta vazhdojë karrierën në Britaninë e Madhe pasi sipas “Daily Record” sulmuesi shqiptar kërkohet nga Hull City që luan në Championship dhe shumë shpejt transferimi i Kamberit te “tigrat” mund të bëhet realitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se për…