Ardian Krasniqi e nokauton kundërshtarin me nokaut

15 nëntor 2026 | 09:48

Boksieri shqiptar Ardian Krasniqi ka shënuar një tjetër fitore në karrierën e tij profesioniste, duke triumfuar në mënyrë spektakolare ndaj Ricardo Guarapanas.

Krasniqi e përfundoi përballjen me nokaut në raundin e tretë, duke mos i dhënë mundësi kundërshtarit ta vazhdonte duelin.

Me këtë triumf, boksieri shqiptar regjistroi fitoren e 14-të në po aq meçe profesioniste, duke e ruajtur rekordin e tij të pamposhtur.

14 meçe, 14 fitore, Krasniqi po vazhdon të dëshmojë formën e shkëlqyer në ring.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një bisedë për…