Hulumtimi tregon se në Serbi po rritet përkrahja për pavarësinë e Kosovës

18 gusht 2022 | 16:38

Instituti i Beogradit për Çështje Evropiane ka bërë një hulumtim të opinionit publik në Serbi. Në këtë hulumtim të publikuar janë përfshirë 1 mijë e 228 persona, dhe pyetjet për ta kanë qenë kryekëput të lidhura me raportin Kosovë-Serbi.

Ajo çfarë vërehet në leximin e rezultateve, është se krahasuar me vitin 2021, në Serbi ka një rritje të numrit të qytetarëve të cilët e përkrahin pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në pyetjen “A do ta mbështesnit një plan të presidentit Aleksandër Vuçiq, i cili do ta njihte pavarësinë e Kosovës, dhe do të siguronte një shtet të qëndrueshëm dhe standard më të mirë për qytetarët e Serbisë?”, në vitin 2021 për “PO” kanë qenë 21 për qind e të anketuarve,  derisa në vitin 2022 kjo përqindje ka shkuar në 26.3, duke shënuar një rritje prej 5.3 për qind.

Ndërkohë është rritur edhe përqindja e serbëve të cilët mendojnë se Serbia e ka humbur Kosovën. Në vitin 2021 kjo përqindje ka qenë 39.5, derisa në vitin 2022 ka shkuar në 44.2 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania do të ulë përkohësisht taksat në gazin natyror, ka…