Hulumtuesi nga Kembrixhi me analizë ‘skandaloze’ dhe si të Serbisë: Kosova synon ‘eksod’ të serbëve

26 maj 2024 | 14:09

Hulumtuesi nga Qendra për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Less, analiza e të cilit jo rrallëherë korrespondon me proklamimet propagandistike të Beogradit zyrtar, duke folur për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, i ka qëndruar sërish linjave të tyre duke u lëshuar në pretendime të pabazuara për kinse synim “eksodi të serbëve nga Kosova”.

“Ndërkohë, politika aktuale e Perëndimit është në ngërç. Kosova po ndjek politikën e saj të integrimit të dhunshëm të serbëve ose, më mirë në këndvështrimin shqiptar, të eksodit të tyre nga Kosova. Serbia po kundërshton gjithnjë e më shumë çdo njohje të pavarësisë, që është një përgjigje e parashikueshme ndaj asaj që ai e sheh si persekutim të serbëve të Kosovës dhe presion nga Perëndimi për të hequr dorë nga Kosova pa ndonjë kompensim të konsiderueshëm”, ka thënë Less.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës (IKP) ka njoftuar se kanë arrestuar…