Humbe papritur

20 janar 15:36

Në fundverë kur shpërthejnë shirat
Në britmin e parë të vjeshtës fillon vaji im.

Ti ike pa një zë burri lën në dhomën time
Rëmbimthi mbylle portën e erresirës
Më lë nën çati shirash në pritje
Me pamjen tënde ngulitur thellè në sytë e mi.

Netë e ditë iu gēzuam lindjes së dritës
Bashkë me endrrat e dy luleve erëmira
Rritën e tyre që sollën dritë shtëpie
Kurorëzimin e dashurisë tonë të bekuar.

Tani humbem në mendime të trishta
Pa e kuptuar ikjen tënde matanë lumturisë
Gjithnjë skeptike në kuptimin e pabesisë
Për rrënimin e kështjellës së ndërtuar.

Po i thërras shpirtit me lutje zemre
Ku je ? – Përse hoqe dorë nga rrita e dy luleve të ngjizura nga dashuria jonë?
Pērse more prehrin e huaj ku shtrihet djalli?

Unë e di mashtrimin tënd të përkohshëm
Por nuk e di nëse e bërë me qëllim
Apo ishte një klithmë dashurie e rreme?

Edhe pse ti nuk e pranon mashtrimin
Unë e ndiej që nuk je ai që vret lulet.

E thyer shpirtnisht bashkë me engjujt tanë
Shijoj njelmësinè e lotëve që na solle ti.

Pèr ta lehtësuar dhimbjen e luleve
Përpiqemi të fillojmë lojën Puzzle
Por në coptimin e pasqyrës së thyer, luleve u mungon pjesa jote, pa të cilën nuk mund ta bëjmë mozaikun e plotë.

Më duhet ta mbyll arkën pa e përfunduar lojën
Copëzën e ke ti, pa të cilën s’mund të përmbyllet loja e nisur…

20..01.2021
Valbona R.Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës,…