Humbi jetën në Brezovicë, viktima është skiatorja legjendare amerikane

15 shkurt 2024 | 22:12

Skiatorja legjendare amerikane Katherine ‘Kasha’ Rigby dyshohet se ka vdekur pas një orteku në një vendpushim skijimi në jug të Kosovës, raportojnë mediat e huaja.

Vdekja e një skiatoreje 54-vjeçar u raportua fillimisht të martën.

Një zëdhënës i policisë rajonale tha për Radion Evropa e Lirë se viktima e ortekut ishte një shtetase e huaj 54-vjeçare.

Raporti nuk e përmend specifikisht Rigby si viktimën e ortekut në qendrën e skijimit në Brezovicë, por miqtë dhe të dashurit e skiatores filluan të postojnë homazhe në llogarinë e saj në Instagram.

“Ski Magazine” raportoi se burime të afërta me Rigbyn kontaktuan me median për vdekjen e saj.

Në raportin e “Backcountry Magazine” mbi vdekjen e mundshme të Rigbyt, redaktori Adam Howard tha se ajo “mishëron dhembshurinë dhe shpirtin e lirë”.

“E gjithë bota e jashtme dhe e skiatorëve është e rrënuar me humbjen e një shpirti kaq të veçantë”, tha Howard.

Sipas “Ski Magazine”, Rigby ishte një skiatore e arrirë e telemarkut, e cila “synonte të ripërcaktonte telemarkimin me stilin e saj të skijimit me shpejtësi të lartë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Ilir Deda ka thënë se mesazhet e dhëna nga…