Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, mbetet në detyrë

15 shtator 17:06

Votuesit në shtetin perëndimor amerikan të Kalifornisë refuzuan një përpjekje për të shkarkuar Guvernatorin demokrat, Gavin Newsom nga detyra.

Gati 70 për qind e votuesve i thanë “jo” përpjekjes për t’i dhënë fund mandatit të Newsomit, me vetëm më shumë se 30 për qind që votuan “po”, sipas rezultateve të publikuara menjëherë pas mbylljes së votimeve në shtetin më të madh amerikan.

Duke folur me gazetarët të mërkurën herët në mëngjes, pasi rezultatet e nxorën atë fitues, Newsom ka theksuar se është mirënjohës ndaj miliona e miliona kalifornianëve që ushtruan të drejtën e tyre themelore për të votuar.

Kërkesa për shkarkim u hodh nga republikanët e zemëruar me rregullat e rrepta kundër Covid-19 të vendosura nga Newsom përgjatë pandemisë, përfshirë mbylljen e shkollave dhe kufizimet për bizneset e vogla si baret dhe restorantet, raporton VOA.

Organizatorët siguruan mjaft firma të votuesve të regjistruar për të kërkuar shkarkimin.

Gavin Newsom është guvernatori i katërt në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe i dyti në Kaliforni që përballet me përpjekjet për shkarkim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i talentuar nga Peja, Herolind Lushi është ftuar nga…