Humbjet në rrjetin elektroenergjetik të Kosovës bien në 15.96 për qind

08 dhjetor 2022 | 14:23

“Luftimi i keqpërdorimeve në rrjetin elektrik është mision ditor i kompanisë. Përkushtimi i lartë, profesionalizmi dhe mobilizimi i më shumë se 50 ekipeve në baza ditore në tërë Kosovën ka sjell rezultat në uljen e humbjeve në 15.96 për qind”, ka njoftuar KEDS-i.

Sipas kësaj kompanie, këto të dhëna bazohen në raportin e fundit të tetorit të këtij viti, sipas së cilit nënkuptohet se nga viti 2013 sa ishin mbi 31 për qind ato janë minimizuar në gati 50 për qind.

“Ekipet tona janë të pajisura me mjetet më moderne për identifikimin e vjedhjeve të energjisë elektrike dhe arrijnë t’i zbulojnë edhe format më të sofistikuara. Pra, askush nuk mund t’i ikë regjistrimit të kilovatëve të shpenzuar, prandaj konsumatorët nuk duhet të jenë pre e joshjeve të ndryshme nga individë të papërgjegjshëm”.

“Forma e vetme ku ata që furnizohen me energji elektrike nuk do të kenë asnjë telashe është forma e ligjshme, përkatësisht duke regjistruar secilin kilovat përmes njehsorit që e vendos KEDS-i. Rastet e devijimit nga ligjshmëria janë duke hasur në forcën e ligjit dhe duke marrë përgjigjen e merituar. Rastet e keqpërdorimeve dorëzohen në departamentin përkatës të

KEDS-it, prej ku parapërgatiten për procedim të mëtutjeshëm në gjykatat e Kosovës”, ka njoftuar KEDS-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në nivel vendi…