Humolli: Është përçarë populli, faji është i kësaj qeverie

17 korrik 2023 | 22:29

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, i cili më herët ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka thënë se populli është i përçarë dhe për këtë fajtor, sipas tij, është Qeveria Kurti.

Humolli ka folur edhe për mos përfshirjen e veteranëve në Ligjin për Pagën Minimale.

Ai ka deklaruar se votimi i këtij projektligji pas publikimit të përgjimeve të shefes së grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ishte një mesazh që ata deputetë janë me Mimozën.

Sipas tij kjo ka qenë nënçmim për elektoratin, pasi thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur të tjera premtime gjatë fushatës.

“Sikur mos të ishin këta luftëtarë që nuk e dinë çka është lufta, çka është procesi politik. Unë mendoj që më pas trimërohet Serbia”, ka thënë ai.

”Është në kundërshtim me misionin që e ka pas Lëvizja Vetëvendosje. Nëse e nënçmon elektoratin edhe kjo është ofenduese, sepse vendimi kur është marrë prej deputetëve të Vetëvendosjes kundër kësaj kategorie kohën kur u dëgjua çfarë ka folur shefja e grupit, pastaj kur votuan deputetët treguan që ne jemi me Mimozën duke e nënçmuar elektoratin”, ka deklaruar Humolli në Pressing të T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me emisarin e…