Hurmat si simbol i Ramazanit dhe dobitë shëndetësore

10 maj 2019 | 11:49

Ne kemi diçka për t’iu treguar nëse ju jeni në kërkim të ushqimit që ka më së shumti përfitime shëndetësore.

Ju rekomandojmë që të provoni hurmat që konsiderohen edhe simbol i muajit të Ramazanit në të cilin aktualisht jemi.

Ato përmbajnë shumë përbërës të shëndetshëm të cilët ndikojnë në eliminimin ose zbutjen e disa problemeve shëndetësore si sulmet e zemrës dhe trurit, nivelin e lartë të kolesterolit në gjak dhe problemet me hipertensionin ose shtypjen e lartë të gjakut.

Në të njëjtën kohë konsumimi i hurmave ndikon në forcimin e metabolizmit të trupit sepse kanë sasi të mëdha të ushqyesve,.

Më poshtë janë disa nga arsyet kryesore pse ju duhet të përfshini hurmat në menynë tuaj ushqimore, edhe kur nuk jemi në muajin e Ramazanit dhe pse ato janë kaq të shëndetshme.

Janë të pasura me hekur

Hurmat përmbajnë sasi të mëdha të hekurit i cili është veçanërisht i dobishëm për njerëzit që vuajnë nga anemia, për fëmijët dhe për gratë shtatzëna.

Është e mjaftueshme që të konsumohen 100 gramë hurma në ditë që përmbajnë 0.9 mg hekur dhe që është rreth 11 për qind e sasisë ditore të rekomanduar të hekurit.

Related image

Hekuri ka efekt të dobishëm në qelizat e kuqe të gjakut dhe hemoglobinës kryesisht duke ndihmuar rrjedhën e oksigjenit nëpërmjet gjakut.

Lehtësojnë diarrenë (barkqitjen)

Hurmat gjithashtu përmbajnë sasi të mëdha të kaliumit që është një mineral esencial që lehtëson dhe eliminon diarrenë.

Ndihmojnë me kapsllëkun

Hurmat përpos që ndihmojnë me diarrenë, ndihmojnë edhe për problemet me kapsllëkun.

Për këtë të fundit ju duhet të vendosni një sasi të hurmave në ujë dhe t’i lëni të qëndrojnë gjatë gjithë natës dhe më pas këtë ujë ta konsumoni në mëngjes.

Related image

Kjo do të ndihmojë në një tretje shumë më të mirë me efekte pastruese për organizmin.

Ndihmojnë në kontrollimin e peshës trupore

Nëse dëshironi që të eliminoni peshën e tepërt ju duhet të konsumoni hurmat në mëngjes në stomak të zbrazët.

Image result for hurmat

Kështu ju do ta kontrolloni peshën tuaj trupore. Pavarësisht që hurmat nuk përmbajnë kolesterol duhet të keni parasysh që ato përmbajnë shumë sheqer prandaj mos e teproni me konsumimin e tyre.

Rregullojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe forcojnë zemrën

Hurmat janë shumë të mira për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak sepse ato pastrojnë enët e gjakut dhe parandalojnë mpiksjen e gjakut.

Related image

Për të pasur një zemër sa më të fortë vendosni hurmat në ujë gjatë natës. Në mëngjes kulloni ato dhe largoni farat. Më pas ose mund t’i hani farat ashtu ose mund t’i vendosni në mikser (blender).

Rregullojnë shtypjen e gjakut dhe parandalojnë sulmet në zemër

Personat që vuajnë nga hipertensioni duhet të konsumojnë shumë hurma sepse ato përmbajnë kalium dhe nuk kanë natrium.

Image result for hurmat

5-6 hurme përmbajnë 80 mg magnez që është mineral shumë i rëndësishëm për qarkullimin e gjakut.

Siç u tha edhe më lartë, hurmat përmbajnë sasi të mëdha të kaliumit që është një mineral i rëndësishëm që përmirëson ndjeshëm sistemin nervor dhe gjithashtu parandalon sulmet e zemrës dhe trurit.

Prandaj, në qoftë se ju merrni 400 mg kalium në ditë, ju nuk keni arsye për t’u shqetësuar rreth shëndetit tuaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hasan Hyseni i Trepçës ’89 e ka paralajmëruar Ferizajn se…