Hyjnesha e edicionit të tretë të ‘Prishtina International Theater Festival’ vjen me një iris në kokë

29 tetor 2019 | 13:13

Edicioni i tretë i festivalit të vetëm ndërkombëtar të teatrove në Kosovë, tashmë ka hyrë në fazën finale të përgatitjeve.

Nga data 4 deri më 9 nëntor 2019, në dy skenat e Teatrit AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, do të ngjiten shtatë trupa artistike në programin konkurrues, të cilat vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria e Kroacia.

Programit garues të këtij edicioni, do t’ i paraprijë shfaqja nikoqire, prodhim i Teatrit AAB “Bretkosa” në regji të Burbuqe Berishës, e cila do të jepet jashtë programit garues, në natën e 4 nëntorit.

Edicioni i tretë i PITF2019 Prishtina International Theater Festival, vjen më i veçantë nga ana vizuale për shkak të brendingut. Hyjnesha në fron, që është simbol i këtij festivali ndërkombëtar, këtë vit vjen me një lule Irisi në kokë. Lulja iris në mitologji është simbol i numrit 3 (tre), dhe përfaqëson besimin, urtësinë dhe guximin.

Sikur edhe në edicionet e mëhershme, ajo që e dallon PITF, përveç programit ndërkombëtar, është edhe programi përcjellës në mbrëmjet pas shfaqjeve, ku të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të argëtohen nga bende e artistë të ndryshëm.

Përveç kësaj, vet ambienti universitar ku zhvillohet ky festival, krijon një atmosferë më ndryshe sepse dominon vrulli rinor, andaj janë arsye më shumë këto për ta ndjekur PITF 2019, sepse i kontribuojmë kulturës dhe ndjekim trendët e të rinjve.

Festivali do të ketë dy lloj biletash: festival pass që do të jetë e vlefshme për të gjithë programin dhe biletat e veçanta për shfaqje. Studentët do të kenë prioritet sepse biletat do t’ u ofrohen me çmime speicale, ndërsa po ashtu edhe transporti nga qyteti në kampusin e Kolegjit AAB do të jetë gratis për të gjithë vizitorët.

Biletat do të dalin në shitje gjatë javës, prandaj ajo që mbetët të bëni, është të rezervoni ato dhe të mos e huqni asnjë nga mbrëmjet e PITF 2019 Prishtina International Theater Festival.

Fotografia e Kolegji AAB

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini,…