Hysaj kërkohet nga klubi i madh spanjoll

04 maj 2021 | 17:22

Sipas “Calciomercato.com”, Atletico Madridi kërkon mbrojtësin e krahut të djathtë të Napolit, Elseid Hysaj.

Trajneri Diego Simeone thuhet se është fans i madh i 27 vjeçarit, kontrata aktuale e të cilit do të skadojë këtë verë, kështu mbrojtësi shqiptar do të jetë si lojtar i lirë.

Atletico pritet që të fillojë bisedimet me Hysajn, pasi që e sheh mbrojtësin shqiptar si opsion tejet të mirë për ta transferuar gjatë pandemisë “Covid-19”.

Që nga transferimi i tij nga Empoli, Hysaj ka arritur të bëjë 219 paraqitje për Napolin, duke regjistruar vetëm një gol dhe dhjetë asistime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho është zyrtarizuar sot si trajner i Romës. Portugezi…