Mourinho flet si trajner i Romës

04 maj 2021 | 16:42

Jose Mourinho është zyrtarizuar sot si trajner i Romës. Portugezi e merr drejtimin e kësaj skuadre në edicionin 2021/22.

Kjo erdhi pikërisht në ditën kur “Gjallorosët” njoftuan se Paulo Fonseca do të largohet nga pozita e trajnerit në fund të këtij sezoni. Edhe Mourinho e ka konfirmuar këtë, teksa tha se mezi po pret ta fillojë sezonin.

“Pas takimeve me pronarët, menjëherë kuptova ambiciet e tyre për AS Romën. Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më bindi që të pranoj punën dhe mezi pres të filloj sezonin e ardhshëm. Daje Roma!”, u shpreh Mourinho.

Tekniku portugez ka nënshkruar kontratë me ekipi nga kryeqyteti italian deri në vitin 2024. Paraprakisht, ai kishte qenë trajner i Tottenhamit për dy vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga…