Hysaj: Mund ta mposhtim Izraelin

06 shtator 2018 | 11:46

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, është ndër pikat më të forta në kombëtaren e Shqipërisë. Ai ka thënë se kuqezinjtë mund ta mposhtin Izraelin në ndeshjen që zhvillohet në Elbasan në kuadër të Ligës së Kombeve. 

“Nuk duhet të mendojmë të kaluarën dhe duhet të jemi të qetë. Të fokusohemi te kjo mundësi që kemi për të shkuar në Evropian. Jemi stërvitur mirë dhe jemi gati. E kemi kuptuar se janë ndeshje zyrtare dhe jo miqësore. Ne nuk duhet t’i falim minuta Izraelit siç bëmë këtu ndeshjen e parë. Kishim mundësi t’i fitonim të dyja ndeshjet. Ajo që duhet të bëjmë tani është përqendrimi. Kemi një trajner të ri dhe mendime të reja. E dimë ku duhet të përmirësohemi. Të gjithë duhet të kemi një gjë në tru, kualifikimin në Evropian. Do të ishte një gjë e madhe dhe entuziazmi nuk na mungon”, ka thënë Hysaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA është e hapur për ta ndryshuar golin në fushën…