Hyseni: Baftiu, mesfushori më i mirë në futbollin e pasluftës 

14 korrik 2020 | 19:01

Ish-sulmuesi i Prishtinës, Tiranë, Teutës dhe shumë klubeve të tjera në Kosovë, Berat Hyseni, ka thënë se mesfushori aktual i Ballkanit, Blend Baftiu, është mesfushori më i mirë në futbollin e pasluftës.

“Në 20 vjet pas luftës në Kosovë, futbolli i luajtur besoj që s’ka pasur një mesfushor si Blend Baftiu, në veçanti t’i shënojë 18 gola deri në këtë fazë të kampionatit. Në nivel kaq të lartë, me klasë të veçantë, shpresoj që shpejt ta shohim në ligat e forta evropiane. Kënaqësi ta shijoj kohën kur Blend Baftiu luan”, ka shkruar Hyseni në profilin e vet në “Facebook”.

Futbollisti Blend Baftiu i prinë tabelës së golashënuesve më të mirë në Ipko Superligë me 18 gola të shënuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot përfaqësuesit e…