Hyseni: Çështja e qeverisë së re përmbyllet shpejt

29 prill 2020 | 12:20

Anëtari i kryesisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skënder Hyseni, ka bërë me dije se janë duke u zhvilluar bisedimet edhe me AKR-në në lidhje me themelimin e qeverisë së re.

I pyetur se a janë duke biseduar me Behgjet Pacollin për krijimin e qeverisë së re, Hyseni e ka pohuar një gjë të tillë duke mos dhënë hollësi shtesë.

“Në rend të parë mund të them që bisedimet dhe kontaktet po vazhdojnë dhe unë besoj që kjo punë e themelimit të qeverisë së re të Kosovës do të përmbyllet shpejt. Kaq mund të them tash për tash, në detaje nuk mund të hy”, ka deklaruar Hyseni për “lajmi.net”

Deri më tani Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur takime dhe dakordime rreth formimit të qeverisë së re me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate si dhe Listën Serbe, mirëpo ende nuk dihet saktë se sa vota i ka LDK-ja për formimin e qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i PPE-së dhe ish-Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald…