Hyseni: Marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat, hap i duhur

14 shkurt 2020 | 11:48

Skënder Hyseni nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) ka komentuar arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për hekurudhat dhe autostradat në Munih të Gjermanisë.

Ai ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është hap i duhur.

“Letra e Sekretarit amerikan Mike Pompeo është shumë e kjartë. Dialogu Kosovë-Serbi, në thelb ka njohjen e ndërsjellë midis këtyre dy shteteve. Koordinimi i ngushtë me ShBA-në dhe BE-në është jetik”.

“Nënshkrimi, sot në MSC, i edhe dy letrave të shprehjes së qëllimit, atë për hekurudhat dhe atë për autostradën është edhe një hap në drejtimin e duhur!”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA  Mjerë i ligu, sa i…