Hyseni: Synim yni është që Gjilani të jetë komuna më e pastër

13 maj 2022 | 15:30

Kampanja e pastrimit të ambientit nga të gjitha llojet e mbeturinave “Green & Clean” ka vazhduar sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresalc, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina-Bunjaku, drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani dhe ajo e QKMF-së, dr. Arbenita Hajdari.

Kreu i komunës, Alban Hyseni, ka thënë se synim i tyre është që Gjilani të jetë njëri prej qyteteve më të pastra, më të gjelbra dhe më ekologjik në Kosovë.

“Sot jemi Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Bresalc për të shënuar simbolikisht kohën e ditën e pastrimit të të gjitha QMF-ve dhe AMF-ve në Gjilan. Mund të konfirmoj se ka filluar pastrimi i të gjitha qendrave dhe ambulantave në nivel të komunës, si pjesë e kampanjës “Green & Clean”, e cila do të përsëritet edhe në vitet tjera të qeverisjes. Synim yni është që Gjilani të jetë njëri prej qyteteve më të pastra, më të gjelbra dhe më ekologjik në Kosovë”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ndërkaq, drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, ka bërë të ditur se të gjitha QMF-të dhe AMF-të nëpër fshatra janë duke u pastruar nga mbeturinat, duke shtuar se qëllimi është që të krijohet një kulturë për mbrojtjen e ambientit.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, e ka hapur kampanjën e pastrimit në Ditën e Tokës, më 22 prill, e cila do të zgjasë deri më 6 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në dekada të miqësisë dhe marrëdhënieve të…