I dashuri britanik e la pas 4-muajsh lidhje, refugjatja ukrainase merr ofertë nga një milioner: Nuk e njoh, mund të kthehem…

02 tetor 2022 | 13:35

Refugjatja ukrainase që ka mbetur e zhgënjyer nga i dashuri britanik që e la pas 4-muajsh lidhje, ka vendosur që të kthehet në Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
Babai i dy fëmijëve, Tony Garnett, nga Bradfordi, i ka thënë Soffia Karkadym, se nuk kishte më asnjë shans që ata të ishin sërish një çift.
Kujtojmë se Tony la partneren e tij dhe fëmijët për 22-vjeçaren, të cilën kishte vetëm 10 ditë që e kishte njohur. Garnett së bashku me ish-partneren e pritën Sofiia në shtëpinë e tyre, për ta ndihmuar duke qenë se vendlindja e saj ishte në luftë.
E pasi kaluan 10 ditë që ajo ishte në Britaninë e Madhe, Tony vendosi që të transferohej me Sofiia-n në një tjetër shtëpi, pasi thanë se ishin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

E teksa po planifikonin që të martoheshin dhe të krijonin një familje së bashku, gjërat morën një tjetër rrjedhë. Madje gjërat kanë shkuar aq larg sa 22-vjeçarja ka përfunduar edhe në prangat  policisë.

Kjo për shkak të një sherri që kanë bërë dhe ajo ka qenë në gjendje të dehur. Sipas Tony-t, ajo ka përplasur një thikë kuzhine në një mur kur i ka kërkuar që t’i jepnin fund lidhjes.

Gjithashtu 22-vjeçarja rrezikoi që të arrestohej për herë të tretë pasi u kthye sërish në shtëpinë e ish-të dashurit të saj, duke injoruar udhëzimet e policisë.

Që nga ndarja, Sofiia ka jetuar në strehim të përkohshëm ndërsa Zyra e Brendshme dhe zyrtarët ukrainas vendosin se cila duhet të jetë lëvizja e saj e ardhshme.

“Është një kohë shumë e vështirë për mua pasi e dua shumë, nuk mund ta lëshoj kaq lehtë dhe jam e humbur këtu pa miq dhe familje. Unë i kam thënë se nuk do të pi më kurrë dhe se mund të jetojmë të lumtur së bashku nëse më jep edhe një shans. Por ai po refuzon dhe nuk e di se çfarë të bëj më pas. Mund të më duhet të kthehem në Ukrainë, sepse nuk mund të jetoj kështu më gjatë”, ka thënë e reja për “MailOnline”.

Sofiia ka shtuar se ka marrë oferta dashurie pas ndarjes nga Tony, por nuk ka qenë e interesuar. Refugjatja ukrainase ka treguar se një milioner me një shtëpi në Londër e kishte gjetur atë përmes rrjeteve sociale.

Sipas saj, ai i kishte ofruar një vend për të jetuar dhe i kishte thënë se kishte një palestër që ajo mund ta përdorte.

Por asaj nuk i pëlqeu ideja, pasi tha: “Unë nuk e njoh këtë njeri. Tingëllon shumë e çuditshme. Ai thotë se është milioner. Por kjo nuk do të thotë asgjë për mua. Tony vlen shumë, shumë miliona”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse Jennifer Lopez është martuar me Ben Affleck, Alex…