I dashuri i Rihanna-s sërish në telashe, nëna e tre fëmijëve zbulon bisedat me reperin

28 prill 2022 | 15:38

Pak javë pas lajmit që bëri bujë në media se A$AP Rocky ka tradhtuar Rihanna-n me Amina Muaddi, reperi po përballet me një tjetër situatë të vështirë. Një grua 45 vjeçare ka publikuar disa mesazhe që pretendon se ka shkëmbyer me reperin, kur Rihanna ishte në muajt e parë të shtatzënisë.

Sipas The Sun, reperi i ka ofruar nënës së tre fëmijëve Jilly O’Donnell që ta takonte në Ukrainë. Ai ka kontaktuar me instruktoren duke e “bombarduar” me mesazhe flirtuese. “Pashë se kishte një tik blu në emrin e tij në Instagram kështu që pyeta vajzat e mia.

Reperi amerikan A$AP Rocky i ka dërguar mesazhe fshehurazi Jilly O’Donnell, 45 vjeç, pas shpinës së Rihanna-s shtatzënë.

Ata më thanë se ishte i dashuri i Rihanna-s dhe menduan se po bëja shaka. Ai ka miliona ndjekës në Instagram, kështu që Zoti e di pse zgjodhi të më dërgojë mesazhe.”, tha ajo. Nëna e fëmijëve thotë se shkëmbeu disa mesazhe me reperin.

Ajo pretendon se i ofroi të shkonte në Ukrainë, disa muaj përpara pushtimit nga Rusia. “Isha e tronditur kur pashë që ai ishte me Rihanna-n, veçanërisht fakti që ajo ishte shtatzënë. Por asgjë nuk ndodhi dhe e gjitha ishte një bisedë mjaft e lehtë. Shpresoj që ata të jenë shumë të lumtur bashkë”, theksoi ajo.

Reperi amerikan A$AP Rocky i ka dërguar mesazhe fshehurazi Jilly O'Donnell, 45 vjeç, pas shpinës së Rihanna-s shtatzënë.I fejuari i Rihanna-s madje i ofroi të fluturonte nënën e tre fëmijëve Jilly O'Donnell në Ukrainë për ta takuar atë.Rocky, emri i vërtetë Rakim Mayers, 33 vjeç, u afrua për herë të parë me Jilly në dhjetor, kur këngëtarja besohet se ishte katër muajshe shtatzënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Patrice Evra, një futbollist që ka fituar shumë gjatë karrierës…