I dehur ia vuri flakën shtëpisë, arrestohet pejani

26 mars 2023 | 09:51

Një person është arrestuar në fshatin Raushiq të Pejës, pasi dyshohet se derisa ka qenë nën ndikimin e alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij.

“Raushiq, 25.03.2023, 22:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nxënësit e shkollave fillorë në Kosovë vazhdojnë të përballën me…