I dënuari me 23 vjet burg lirohet gabimisht, kthehet vetë në burg pas 4 ditësh

25 prill 2019 | 16:21

Një 29-vjeçar i dënuar me 23 vjet burg u lirua gabimisht nga një burg në Florida javën e kaluar, por pas katër ditëve në liri u vetëdorëzua tek autoritetet, shkruan agjencia amerikane e lajmeve Fox.

Cedrick Gant u lirua pas një ngatërrese në dokumentet e tij të burgimit. Kjo ndodhi gjatë transferimit të tij nga burgu i Lake County në burgun Brevor County. Një nëpunës në burgun Lake County i lexoi gabimisht dokumentet e Gant, duke interpretuar mbajtjen e tij në burg  vetëm si formë paraburgimi.

Ky gabim lejoi që një gjykatës të lironte Gantin pasi dukej se e kishte përmbushur dënimin e tij.

Gant ishte dënuar me 23 vjet në muajin shkurt për vjedhje makinash dhe mbajtje të armëve gjysmautomatike pa leje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur Rusinë. Gjyshi ka hedhur…