I dyshuari norvegjez nuk e pranon fajësinë, mbrohet në heshtje

12 gusht 2019 | 13:11

Të shtunën rreth orës 16:00 një shtetas norvegjes ka tentuar të vrasë njerëz në një gjami në qytetinBærum, që është në kufi me Oslon. Falë xhematit dhe intervenimit të tyre, norvegjesi nuk ka mundur ta kryej krimin e planifikuar. Ai ka plagosur një qytetar i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Por personi i dyshuar për të shtënat brenda një xhamie në Norvegji, nuk po e pranon krimin dhe nuk po flet me hetuesit, tha avokati i tij.

“Ai po ushtron të drejtën e tij për të mos u marrë në pyetje”, tha avokati, Unni Fries.

Gjykata pritet të vendosë, të hënën, për kërkesën e policisë që të caktojë masën e ndalimit disa javëshe për 21 vjeçarin.

Gjatë sulmit që ndodhi të dielën, një person që ishte i pranishëm në xhami ka arritur ta ndalojë sulmuesin, duke pësuar disa lëndime.

Më vonë, një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e të dyshuarit. Viktima dyshohet se ishte e afërt me sulmuesin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja Jugore ka bërë me dije se do të largojë…