I ftohti ekstrem në Norvegji, qytetarët përgatiten për stuhinë më të madhe në 30 vite

31 janar 2024 | 21:50

Autoritetet në Norvegji kanë dalë me një paralajmërim për qytetarët norvegjezë të përgatiten pasi një stuhi e cila parashikohet më e fuqishme në tre dekadat e fundit do godasë vendin.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin ditën e sotme dhe ditë në vazhdim.

Stuhia, e quajtur “Ingun” më e fuqishmja në 30 vite pritet të godasë Norvegjinë qëndrore sot ndërsa më pas parashikohet se do lëvizë në veri të vendit.

Erërat gjithashtu priten të jenë të forta me shpejtësi nga 126 deri në 180 kilometra në orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është suspenduar një…