I jepet lamtumira e fundit babait të drejtorit të gazetës “Epoka e re”, Miftar Zeqiri (Foto)

Në fshatin Stubëll të Komunës së Gjakovës sot i është dhënë lamtumira e fundit babait të drejtorit të gazetës “Epoka e re”, Miftar Zeqiri, i cili, pas një sëmundjeje të shkurtër, ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare. Stafi i gazetës “Epoka e re” i shpreh ngushëllimet me të sinqerta Sadikut dhe mbarë familjes Zeqiri dhe farefisit.