I jepet lamtumira e fundit ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Boja

15 shtator 17:32

Ish-kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja, sot i është dhënë lamtumira e fundit.

Në ceremoninë e varrimit, e cila është drejtuar nga Myftiu Naim Tërnava, kanë marrë pjesë qindra qytetarë dhe prijës fetarë nga të gjitha viset shqiptare.

Ish-kryetari i BIK-ut ka ndërruar jetë dje në moshën 75 vjeçare.

Gjatë jetës së tij, Boja ka ushtruar funksione fetare dhe publike.

Ai ishte drejtuesit i BIK-ut, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë dhe ambasador i Kosovës në Arabinë Saudite.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident ka ndodhur në afërsi të Mensës së Studentëve…