
I jepet lamtumira e fundit nënës së katër dëshmorëve
18 shkurt 2020
| 22:48
Të martën i është dhënë lamtumira e fundit Abide Sejdiut, nënës së 4 dëshmorëve.
Ajo është varrosur mes djemve të saj, shkruan “Epoka e re”.
Në fotografinë e paraqitur shihet edhe babai i gjallë pranë 4 dëshmorëve.
Kujtojmë se pak ditë pa u bërë 22 vjet që i janë vrarë të katër djemtë ndërroi jetë edhe nëna e tyre, Abide Sejdiu. Për gjithë këtë kohë, 87-vjeçarja dhimbjen për vrasjen e të bijve në masakrën e Çirezit më 28 shkurt 1998 e mbajti brenda.
Ata që e njohën do ta mbajnë në mend si një grua të fortë.
Nënës së dëshmorëve sot iu plotësua dëshira që të varroset pranë të bijve./Epoka e re/